Sot derbi në Superligë, Peja – Golden Eagle Ylli

21.10.2021

Takimi i vetëm i mërkurës ishte ai ndërmjet Rahovecit dhe Trepcës, ku mitrovicasit shënuan fitore si mysafire me rezultat 75:103 (19:31, 17:26, 20:29, 19:17). Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë dhe më pas mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:31. Vendasit e filluan më mirë periudhën […]

Takimi i vetëm i mërkurës ishte ai ndërmjet Rahovecit dhe Trepcës, ku mitrovicasit shënuan fitore si mysafire me rezultat 75:103 (19:31, 17:26, 20:29, 19:17).

Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë dhe më pas mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:31. Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 26:31, por mysafirët sërish fillojnë shkëputjen për të fituar periudhën e dytë 17:26 dhe për të shkuar në pushim me rezultat 36:57.

‘Xehetarët’ nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku arritën epërsinë më të lartë në 35 pikë, 51:86, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:86.  Dhjetë minutat e fundit ishin formal dhe Trepça triumfoi me rezultat 75:103.

Bashkimi që ka tri fitore dhe tri humbje do të ndeshet me RC Cola Dritën, që është skuadra e vetme në elitën e basketbollit të Kosovës që nuk ka shënuar asnjë humbje, duke pësuar gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

Ndeshje shumë interesante shihet mes Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16. Prishtinasit kanë tri fitore dhe dy humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore dhe dy humbje.

Sfida më interesante është mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistët e “Play-offit” të edicionit të kaluar, ku kishin fituar therandasit, që së fundit fituan në Superkupën Mbarëkombëtare në Ligën Unike. Pejanët janë në vendin e parë me pesë fitore dhe një humbje, kurse Ylli pas tri humbjeve, ka shënuar tri fitore ne radhë.

Superliga – Java 7                     

E enjte
15:00 Bashkimi – RC Cola Drita
17:00 Sigal Prishtina – Prizreni 16
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli