DnV: Mos ma luj ekspertin, po dil e VOTO

17.10.2021

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 15:00, deri tani kanë votuar 475,611 qytetarë ose 26,92%. Ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15:00 në Komunën e Suharekës kanë votuar 17 mijë e 88 qytetarë apo 25,60%. Demokracia në Veprim (DnV) përmes një postimi në […]

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 15:00, deri tani kanë votuar 475,611 qytetarë ose 26,92%.

Ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15:00 në Komunën e Suharekës kanë votuar 17 mijë e 88 qytetarë apo 25,60%.

Demokracia në Veprim (DnV) përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pasi që ka mbetë më pak se një orë deri në mbyllje të vendvotimeve.

“Ka mbetë më pak se një orë deri në mbyllje të vendvotimeve!, dil voto sepse gjithçka fillon me votë”.