Zgjedhjet lokale, të premten përfundon votimi jashtë Kosovës
Këtë të dielë qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të preferuarin e tyre për kryetar të komunës si dhe një kandidat për asamble komunale. Ndërsa, edhe procesi i votimit përmes postës është duke vazhduar, ku 15 mijë e 532 qytetarë janë regjistruar suksesshëm si […]
Këtë të dielë qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të preferuarin e tyre për kryetar të komunës si dhe një kandidat për asamble komunale.
Ndërsa, edhe procesi i votimit përmes postës është duke vazhduar, ku 15 mijë e 532 qytetarë janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit.
KQZ bën të ditur se deri më tani kanë pranuar 3 mijë e 481 pako të supozuara me fletëvotime dhe se periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së.