Ndalohen tubimet e fushatës zgjedhore brenda hapësirës së shkollave

08.10.2021

Sipas vendimit të marrë, subjekteve politike me leje nga Kuvendet Komunale të Zgjedhjeve dhe Policisë së Kosovës do tu lejohet mbajtja e tubimeve në hapësirat e jashtme të objekteve shkollore. Në vendim thuhet se subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet lokale 2021, nuk duhet t’i mbajnë tubimet politike gjatë dhe pas orarit të punës, brenda […]

Sipas vendimit të marrë, subjekteve politike me leje nga Kuvendet Komunale të Zgjedhjeve dhe Policisë së Kosovës do tu lejohet mbajtja e tubimeve në hapësirat e jashtme të objekteve shkollore.

Në vendim thuhet se subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet lokale 2021, nuk duhet t’i mbajnë tubimet politike gjatë dhe pas orarit të punës, brenda hapësirës së ndërtesave të shkollave, dhe të gjitha objektet tjera arsimore ku organizohet procesi mësimor.

“Hapësirat e jashtme të objekteve të institucionet arsimor mund të përdoren nga subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet lokale 2021, vetëm nëse paraprakisht kanë leje për organizimin dhe mbajtjen e tubimeve politike nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Policia e Republikës së Kosovës nëpër komunat”, thuhet tutje në vendim.