Bashkimi Evropian gati ligjin për implementimin e një karikuesi universal
Një lëvizje e tillë do të detyronte prodhues si Apple të përdorin portat USB-C në vend të Lightning. Zyrtarë Evropianë prej kohësh ka ngritur zërin për një standard të përbashkët edhe pse ka pasur kundërshti nga Apple dhe industria e teknologjisë. Sipas Reuters, propozimi i ligjit për implementimin e një standardi të përbashkët për karikuesit…
Një lëvizje e tillë do të detyronte prodhues si Apple të përdorin portat USB-C në vend të Lightning. Zyrtarë Evropianë prej kohësh ka ngritur zërin për një standard të përbashkët edhe pse ka pasur kundërshti nga Apple dhe industria e teknologjisë.
Sipas Reuters, propozimi i ligjit për implementimin e një standardi të përbashkët për karikuesit në Evropë mund të bëhet që nga dita e sotme.
Krahas propozimit për karikuesit, Komisioni Evropian dëshiron edhe shitjen e pajisjeve të karikimi më vete dhe jo bashkë me pajisjet.
Ligjvënësit Evropianë pretendojnë se një standard i përbashkët jo vetëm që do të kishte përfitime për konsumatorët por edhe për mjedisin. Apple është shprehur një një standard i përbashkët do të dëmtonte inovacionin dhe krijojnë mbetje elektronike të panevojshme.
Nuk është e qartë se çfarë lloj porta Bashkimi Evropian do të kërkojë për ta implementuar por me shumë gjasa do të jetë USB-C.
Edhe pse Apple përdor portat USB-C në disa pajisje, portat Lightining janë standardë në iPhone. /PCWorld Albanian
Etiketat
Ndërprerja globale e Microsoft-it prek edhe Kosovën, miliona përdorues pa qasje në shërbime
Aktuale para 12 dite
Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrimin e përdoruesve rreth privatësisë
Lajme para 34 dite
Lufta e Ftohtë e Inteligjencës Artificiale: Amerika ka fuqinë, Kina çmimin, Europa rregullat
Ndërkombëtar para 38 dite
Nis implementimi i Platformës Mbarëqeveritare, ministri Jagxhiu: Një hap drejt transformimit digjital të administratës publike
Lajme 14.07.2026
Sulm i dyshuar digjital ndaj bizneseve në Shqipëri, Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve
Shqipëri 10.07.2026