Ardian Shala në Javor premton rregullimin e kanalizimit, rrugëve lokale, burimin e ujit…
Kjo është bërë e ditur nga vetë, Dr. Ardian Shala, ku sipas njoftimit banorët i kanë dhënë mbështetje kandidaturës dhe programit të tij qeverisës. “Unë sot vizitova fshatin Javor ku takova strukturat e nëndegës dhe qytetarë të këtij fshati.Dëgjova me vëmendje hallet dhe preokupimet e tyre. Ishte një bashkêbisedim i çiltër. Aty mora mbeshtetjen e […]
Kjo është bërë e ditur nga vetë, Dr. Ardian Shala, ku sipas njoftimit banorët i kanë dhënë mbështetje kandidaturës dhe programit të tij qeverisës.
“Unë sot vizitova fshatin Javor ku takova strukturat e nëndegës dhe qytetarë të këtij fshati.Dëgjova me vëmendje hallet dhe preokupimet e tyre. Ishte një bashkêbisedim i çiltër.
Aty mora mbeshtetjen e tyre për programin tim qeverisës gjatë katër viteve të ardhshme.
U zotova se në këtë fshat do ketë investime, ndërsa prioritetet e mia për këtë fshat janë: -kanalizimi i fshatit,-rregulimi i rrugës “Isuf Meta” dhe rrugëve tjera lokale,-krijimi dhe rregullimi i terreneve sportive multifunksionale, -rregullimi i burimit (vrellës) së fshatit dhe -rregullimi i këndit të lojrave në oborrin e shkollës.
Me LDK ky fshat do ket prosperim për një jetë më të mirë. Falemnderit banorë të Javorit!” thuhet në njoftimin e Shalës.