Thaqi ftohet nga Kombëtarja e Kosovës, Ballkani: I dëshirojmë suksese Armendit dhe të gjithë djemve tanë!
Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit. Futbollisti i FC Ballkanit dje ka marrur pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”. E për këtë ka reaguar klubi futbollistik nga Suhareka, FC Balkani duke i dëshiruar […]
Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit.
Futbollisti i FC Ballkanit dje ka marrur pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”.
E për këtë ka reaguar klubi futbollistik nga Suhareka, FC Balkani duke i dëshiruar suksese Armendit dhe të gjithë dardanëve.
“Lojtari ynë Armend Thaqi është ftuar nga selektori i Kosovës për ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kampionatit botëror Katari 2022”, ka shkruar FC Ballkani në një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“I dëshirojmë suksese Armendit po ashtu edhe të gjithë djemve tanë”.
Postimi i plotë:
Armend Thaqi ftohet nga Kombëtarja e Kosovës!
Lojtari ynë Armend Thaqi është ftuar nga selektori i Kosovës për ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kampionatit botëror Katari 2022.
I dëshirojmë suksese Armendit po ashtu edhe të gjithë djemve tanë.
Unë biri yt Kosovë!
Na priftë e mbara Kosova jonë!