Mbi 26 mijë e 800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
01.09.2021
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1.383 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 26 raste të vdekjes nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 15 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Po ashtu, janë […]
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1.383 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 26 raste të vdekjes nga ky virus.
Brenda 24 ore janë regjistruar 15 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Po ashtu, janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 26.886
Numri total i rasteve pozitive është 144,986 raste nga 980,609 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,503 raste të vdekjes.