Suhareka renditet e 16-ta për nga numri i rasteve aktive me COVID-19
Komuna e Suharekës është komuna e 16-të me më së shumti raste aktive në nivel vendi. Aktualisht, MSH-ja njofton se në Suharekë janë 196 raste aktive, pasuar nga Vushtrria me 185 të tilla. Ndërsa, Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, ku aktualisht në kryeqytet janë 2,124 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me […]
Komuna e Suharekës është komuna e 16-të me më së shumti raste aktive në nivel vendi.
Aktualisht, MSH-ja njofton se në Suharekë janë 196 raste aktive, pasuar nga Vushtrria me 185 të tilla.
Ndërsa, Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, ku aktualisht në kryeqytet janë 2,124 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 898, Gjilani 876, Gjakova 741, Peja 666, Fushë-Kosovë 478 e të tjera.
MSH-ja të hënën ka regjistruar 1,765 raste pozitive me COVID-19 dhe 121 persona të shëruar.
Mbi 213 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga totali i 601 mijë e 701 dozave të administruara deri tash, 213 mijë e 279 është numri i qytetarëve që kanë marrë të dy dozat ndërsa 388 mijë e 422 është numri i qytetarëve që deri tash ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Komuna | Rastet aktive |
Prishtinë | 2,124 |
Ferizaj | 898 |
Gjilan | 876 |
Gjakovë | 741 |
Pejë | 666 |
Fushë Kosovë | 478 |
Mitrovicë | 467 |
Prizren | 448 |
Podujevë | 441 |
Klinë | 359 |
Lipjan | 323 |
Rahovec | 286 |
Viti | 282 |
Gllogoc | 262 |
Malishevë | 210 |
Suharekë | 196 |
Vushtrri | 185 |
Kamenicë | 173 |
Istog | 154 |
Shtime | 126 |
Obiliq | 102 |
Kaçanik | 100 |
Deçan | 99 |
Skenderaj | 92 |
Dragash | 31 |
Junik | 23 |
Hani i Elezit | 21 |
Kllokot | / |
Novobërdë | / |
Shtërpcë | / |
Zubin Potok | / |
Graçanicë | / |
Ranillug | / |
Mamushë | / |
Mitrovica e Veriut | / |
Partesh | / |
Zveçan | / |
Leposaviq | / |