Rritja e rasteve me COVID-19, rriten edhe gjobat e Policisë së Kosovës
Rritja enorme e rasteve pozitive me COVID-19 në vend ka mobilizuar edhe Policinë e Kosovës. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti 24 orësh ku vetëm gjatë ditës së shtunë janë shqiptuar 117 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID. Përderisa ditëve tjera numri i këtyre gjobave nuk kalonte mbi 5 të tilla, të shtunën ky […]
Rritja enorme e rasteve pozitive me COVID-19 në vend ka mobilizuar edhe Policinë e Kosovës.
Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti 24 orësh ku vetëm gjatë ditës së shtunë janë shqiptuar 117 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Përderisa ditëve tjera numri i këtyre gjobave nuk kalonte mbi 5 të tilla, të shtunën ky numër është rritur dukshëm.
Kontrollet e Policisë së Kosovës janë intensifikuar ditëve të fundit pas rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 ku vetëm në tri ditët e fundit shifrat kanë arritur mbi një mijë brenda një dite.