Rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

06.08.2021

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit. Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë […]

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.

Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit.

Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

Ka raste, kur sëmundja përkeqësohet dhe shkakton pasoja të rënda që nënvizojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku.

Hiperglicemia

Hiperglicemia ndodh kur nivelet e sheqerit janë tepër të larta.

Nëse ky problem nuk trajtohet siç duhet, gjaku bëhet acidic dhe dëmton qelizat.

Njeriu rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën.

Simptomat e hiperglicemisë janë:

  • Etje e madhe
  • Urinim i shpeshtë
  • Të përziera ose të vjella
  • Mjegullim i shikimit
  • Frymëmarrje e shpejtë
  • Humbje e ndjenjave

Hipoglicemia

Hipoglicemia ndodh kur nivelet e gjakut në sheqer janë tepër të ulëta.

Nëse një diabetik nuk është në gjendje të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, atëherë ai rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën.

Simptomat e hipoglicemisë janë:

  • Të dridhura ose dobësi
  • Dhimbje koke
  • Marramendje
  • Shikim të dyfishtë
  • Konfuzion
  • Humbje e ndjenjave

Lëndimet në këmbë

Diabeti dëmton nervat dhe rrjedhimisht shkakton mpirjet e këmbëve.

Kësioj një diabetik nuk është i vetëdijshëm për lëndimet që mund të pësojë në këmbë, gjë që më pas do i detyrojë mjekët ta amputojnë atë.

Sigurohuni që të kontrolloni shëndetin e këmbëve çdo ditë.

Ataku në Zemër

Diabeti i katërfishon gjasat e atakut në zemër.

Simptomat e hipoglicemisë janë :

Dhimbje dhe shtrëngim në kraharor

Dhimbje në pjesën e shpinës, shpatullës, qafës, nofullës.

Marrje e frymës.

Gjatë një ataku në zemër, çdo sekond ka rëndësi, ndaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

E njëjta gjë vlen edhe për isheminë.

Dështim të veshkave

Diabeti është i lidhur fort me sëmundjet e veshkave.

Përveç analizave të urinës, një diabetik duhet të tregojë kujdes ndaj këtyre simptomave.

  • Tension i lartë i gjakut
  • Urinim i shpeshtë
  • Enjtje të kyçeve dhe këmbëve
  • Nevojë e pakët për insulinë.