Mërgimtarët fillojnë të largohen nga Kosova, deri 5 orë pritje në Merdare
Për dallim nga hyrjet e pikave të Kosovës që nuk janë të gjata, daljet raporohen të gjata. Ndryshe nga disa ditë më parë, në dalje situata është më e rëndë, pasi pritjet janë deri në 5 orë, ndërsa kolona e mjeteve është deri në 2000 metra. Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, […]
Për dallim nga hyrjet e pikave të Kosovës që nuk janë të gjata, daljet raporohen të gjata.
Ndryshe nga disa ditë më parë, në dalje situata është më e rëndë, pasi pritjet janë deri në 5 orë, ndërsa kolona e mjeteve është deri në 2000 metra.
Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, daljet shkojnë deri në 5 minuta, ndërsa për hyrje deri në 70 minuta.
Te Dheu i Bardhë daljet janë deri në 110 minuta. Situatë më e rëndë raportohet të jetë në Merdare ku pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 5 orë.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.
| Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
| Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Bërnjak | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
| Vërmicë | 60-70 | 03-05 | 3000 | 00 |
| Hani i Elezit | 05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Jarinje | 30 | 45-50 | 300 | 500 |
| Mutivodë | 03-05 | 30 | 00 | 100 |
| Muçibabë | 05-10 | 45 | 00 | 350 |
| Dheu i Bardhë | 20 | 110 | 50 | 500 |
| Merdarë | 10-15 | 300 | 20 | 2000 |