Konfirmohet interesimi i Zvicrës për Challandes: Pasnesër vjen në Kosovë për të biseduar me FFK-në
Mediat zvicerane janë duke raportuar me të madhe se Zvicra është duke e shikuar përzgjedhësin Bernard Challandes, si pasuesi i radhës i Vladimir Petkoviq. Petkoviq i dha fund aventurës me Zvicrën pas “Euro 2020”, derisa mediat zvicerane, ndër to edhe Blick dhe Nau, kanë raportuar se pos Arsene Wenger (që e ka refuzuar), kandidat potencial […]
Mediat zvicerane janë duke raportuar me të madhe se Zvicra është duke e shikuar përzgjedhësin Bernard Challandes, si pasuesi i radhës i Vladimir Petkoviq.
Petkoviq i dha fund aventurës me Zvicrën pas “Euro 2020”, derisa mediat zvicerane, ndër to edhe Blick dhe Nau, kanë raportuar se pos Arsene Wenger (që e ka refuzuar), kandidat potencial është edhe selektori i Kosovës.
Për këtë çështje lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti që ka konfirmuar interesimin e Zvicrës dhe zbuloi që pas dy ditëve Challandes do vijë në Kosovë që të diskutohet gjithçka.
“Ai është i hapur të kryejë marrëveshjen me ne, është shumë korrekt. Nëse një dëshirë e tij ekziston atëherë ne mund të bisedojmë, por përndryshe pavarësisht gjithçka ka marrëveshje me ne. Diçka konkrete s’ka. Challandes pasnesër do jetë në Kosovë dhe do bisedojmë, të shohim”, deklaroi ai për lajmi.net.