Për 3 muaj në Suharekë u hapën 68 dhe u shuan 11 biznese
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2021. Në tremujorin e dytë (prill, maj, qershor) të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 2813 ndërmarrje, që janë 128 më pak se në tremujorin e parë. Sipas raportit vetëm gjatë muajve prill, maj dhe qershor […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2021.
Në tremujorin e dytë (prill, maj, qershor) të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 2813 ndërmarrje, që janë 128 më pak se në tremujorin e parë.
Sipas raportit vetëm gjatë muajve prill, maj dhe qershor në Komunën e Suharekës janë regjistruar 68 ndërmarrje të reja, që është numër i njëjtë me tremujorin e parë.
Ndërsa gjatë kësaj periudhe në Suharekë janë shuar 11 ndërmarrje.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 823 ndërmarrje të regjistruara (29.26%), Prizreni me 263 (9.35%), Ferizaj me 219 (7.79%), Gjilani me 151 (5.37%), Gjakova me 131 (4.66%), dhe Peja 120 (4.27%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.