Sot dita e fundit e fushatës parazgjedhore

04.10.2019

Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore, ku partitë politike do të vazhdojnë edhe sot ti shpalosin programet e tyre qeverisëse para qytetarëve. Gjatë këtyre ditëve që kemi hyrë zyrtarisht në fushatën parazgjedhore, të gjitha partitë politike kanë prezantuar kandidatët për deputetë nga radhët e këtyre partive. Fushata e nisur…

Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore, ku partitë politike do të vazhdojnë edhe sot ti shpalosin programet e tyre qeverisëse para qytetarëve.

Gjatë këtyre ditëve që kemi hyrë zyrtarisht në fushatën parazgjedhore, të gjitha partitë politike kanë prezantuar kandidatët për deputetë nga radhët e këtyre partive.

Fushata e nisur dhjetë ditë më parë dhe përfundon sot më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjatë deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Ndryshe sipas KQZ-së numri i atyre që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit është 1,937,868.

Ndërsa numri i fletëvotimeve të cilat do të shtypen do të jetë 1,801,800, kurse numri i personave të cilët janë larguar nga listat për të drejtë vote është 46 mijë e 917.

Gjatë 10 ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politiket është kërkuar që të zhvillojnë fushatë të qetë.

Ndërkohë koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim (DnV)”, ka bërë të ditur se në këto tubime kanë marrur pjesë rreth 83 mijë qytetarë.

Etiketat

Ofertat e fundit