Ramush Haradinaj: Kosovën 100% e bëjmë bashkë
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se vetëm bashkë mund ta bëjmë Kosovën 100% bashkë. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se “është nder dhe krenari që ja kemi dalë bashkë deri këtu”. Ai ka shkruar se vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush e ndalë, deria ka postuar…
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se vetëm bashkë mund ta bëjmë Kosovën 100% bashkë.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se “është nder dhe krenari që ja kemi dalë bashkë deri këtu”.
Ai ka shkruar se vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush e ndalë, deria ka postuar edhe një video.
Po ashtu Haradinaj theksoi se populli im më ruajti krahët në çdo betejë e sukses, ja u kam për borxh vetëm juve.
Shënimi i plotë:
Rrugëtimi jonë nuk ka qenë i lehtë. Është nder dhe krenari që ja kemi dal bashkë deri këtu.
Kosova, është përballur me agjenda nga të lloj llojshmet dhe rreziqe të shumë natyrave, por ka pasur edhe vullnetin e pashoq të qytetarëve të saj që atdheun e tyre ta çojnë një hap tutje drejt të ardhmes që na takon.
Prej Trepçës e deri tek taksa, prej kufirit e deri tek ushtria, prej mirëqënies së mësuesit e deri tek frymëzimi i mjekut, prej Prishtinës me ligj e deri tek Prizreni e Gjakova me zona ekonomike e parqe inovative, prej tejkalimit të problemeve energjetike e deri tek kthimi i tokave të komunave, janë dhe shumë punë tjera të kryera e që neve na shtyejnë që më tutje të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona me dinjitet.
Vrullin e shtetndërtimit nuk ka kush na e ndalon. Kapacitetet tona për veprim nuk shterrojnë, janë energji që do na çojnë atje ku menduam, atëherë kur u betuam për atdhe.
Populli im më ruajti krahët në çdo betejë e sukses, ja u kam për borxh vetëm juve.
Kosovën 100% e bëjmë bashkë.
Falemnderit
I juaji, RH
Etiketat
Mbi 50% e votave të numëruara, tre deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë drejt mandatit të ri
Aktuale 30.12.2025
Me rreth 50% të votave të numëruara, ja sa vota kanë marrë deri tani kandidatët nga Suhareka
Zgjedhjet 2025 30.12.2025
“15 mijë zemra për Kurtin” bëhen realitet: Suhareka ia plotëson kërkesën Albin Kurtit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Aktuale 30.12.2025
Votat e partive të tjera në Suharekë – LDK e dyta me 20.25%, PDK me 18.75% dhe AAK me 8.44%
Zgjedhjet 2025 29.12.2025