Dita e katër e fushatës zgjedhore
Sot në Republikën e Kosovës do të vazhdojë dita e katër e fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor. Partitë politike gjatë këtyre ditëve të fushatës po shpalosin programin qeverisës para qytetarëve të Kosovës si dhe po bëhet prezentimi i kandidatëve për deputetë. Të gjitha partitë politike kanë në…
Sot në Republikën e Kosovës do të vazhdojë dita e katër e fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Partitë politike gjatë këtyre ditëve të fushatës po shpalosin programin qeverisës para qytetarëve të Kosovës si dhe po bëhet prezentimi i kandidatëve për deputetë.
Të gjitha partitë politike kanë në dispozicion edhe 7 ditë, që ti shpalosin programet e tyre si dhe premtimet e tyre për qytetarët.
Kjo fushatë zgjedhore do të përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.
Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.
Etiketat
Mbi 50% e votave të numëruara, tre deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë drejt mandatit të ri
Aktuale 30.12.2025
Me rreth 50% të votave të numëruara, ja sa vota kanë marrë deri tani kandidatët nga Suhareka
Zgjedhjet 2025 30.12.2025
“15 mijë zemra për Kurtin” bëhen realitet: Suhareka ia plotëson kërkesën Albin Kurtit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Aktuale 30.12.2025
Votat e partive të tjera në Suharekë – LDK e dyta me 20.25%, PDK me 18.75% dhe AAK me 8.44%
Zgjedhjet 2025 29.12.2025