Ylli shkëput kontratën me Flevarakis

23.01.2024

Kosta Flevarakis nuk do të jetë më trajner i Golden Eagle Yllit. Klubi nga Suhareka ka njoftuar këtë të hënë për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin grek. Sipas klubit, shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme. Flevarakis e lë Yllin në pozitën e katërt në tabelë me 28 pikë të grumbulluara pas 18 […]

Ylli shkëput kontratën me Flevarakis Foto: Ilustrim

Kosta Flevarakis nuk do të jetë më trajner i Golden Eagle Yllit.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar këtë të hënë për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin grek.

Sipas klubit, shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Flevarakis e lë Yllin në pozitën e katërt në tabelë me 28 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove, me bilanc prej dhjetë fitoreve e tetë humbjeve.

Njoftimi nga klubi i Yllit (pa ndërhyrje):

“Me marreveshje te dyanshme kemi nderprere bashkpunimin me trajnerin Flevarakis. Klubi e falenderon per kontributin e tij dhe i uron shume suksese ne te ardhmen

Thank you Coach”.