Llapi fiton dhe merr kreun e tabelës

31.03.2024

Llapi dhe Feronikeli kanë realizuar fitore në Javën e njëzet e shtatë të Superligës.

Llapi fiton dhe merr kreun e tabelës Foto: Ilustrim

Derisa skuadra nga Podujeva ka fituar nga Liria, skuadra e drejtuar nga Shefki Kuqi ka triumfuar kundër Fushë-Kosovës. 

Në “Zahir Pajaziti” Llapi ka fituar me rezultat 3-0. 


Bekteshi (8′), Maliqi (17′) dhe Hyseni (66′) kanë shënuar për skuadrën podujevase. 


Feronikeli ka fituar me rezultat të ngushtë. 

Skuadrës nga Drenasi i ka mjaftuar goli i Cervadikut në minutën e nëntë për ta mposhtur Fushë-Kosovën. 

Ndeshja tjetër mes Gjilanit dhe Dukagjinit është mbyllur baras 1-1. 

Në Gjilan, vendasit kanë kaluar në epërsi me golin e Elton Cale në minutën e pesëmbëdhjetë, ndersa Dukagjini e ka barazuar rezultatin në minutën e pesëdhjetë e katërt me golin e Mërlakut. 

Pas këtyre ndeshjeve, Llapi e merr kreun e tabelës me pesëdhjetë e katër pikë, një më shumë se Ballkani.