Liria – Malisheva, formacionet zyrtare

16.03.2024

Liria dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Liria – Malisheva, formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Prizrenasit janë nikoqir të malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” me fillim nga ora 21:00.

Vendasit e Ali Gunes nuk dinë për fitore në pranverë dhe synojnë fitoren e parë ose së paku një barazim para tifozëve të tyre.

Në anën tjetër, ekipi i Qëndrim Kidës vjen nga një formë e lartë prej kater fitoresh në pesë ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për t’u ofruar edhe më shumë me tri pozitat e para.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

LiriaFrashëri;  Sisoko, Arifi, Spahiu, Kapra; Gashi, Stafa, Gjumsi, Cela, Basha, Ubong;

MalishevaVelii; Pira, Prekazi, Xhaka, Veliu; Vitija, Mustafa, Brruti; Xhylani, Haziraj, Hazrollaj;