Golden Eagle Ylli ndahet nga tre lojtarë
25.11.2024
Klubi basketbollistik Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me tre lojtarët e ekipit, Zach Goodline, Jakorie Smith dhe Terrell Brown.
Foto: Ilustrim
Kjo vendimmarrje, sipas njoftimit të klubit, është rezultat i një marrëveshjeje të ndërsjellë.
Klubi shpreh mirënjohjen më të madhe për kontributin e këtyre lojtarëve gjatë kohës që kanë qenë pjesë e ekipit tonë.
“Ata kanë treguar profesionalizëm dhe kanë lënë gjurmë të thella në zemrat e tifozëve të Yllit,” bëhet e ditur ndër tjera.