Formacionet zyrtare të derbit: Ballkani – Drita

20.04.2024

Ballkani dhe Drita do të përballën në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, me duelin që nisë nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare të derbit: Ballkani – Drita Foto: Ilustrim

Dy skuadrat janë duke luftuar për titull, ndërsa kanë vetëm dy pikë diferencë.

Kampioni në fuqi është lider me 59 pikë, ndërsa skuadra nga Gjilani ka 57 sosh.

Drita qëndron më mirë përballë Ballkanit, pasi ka fituar dy herë dhe ka humbur një takim.

Në takimin e parë për edicionin 2023/24, Ballkani triumfoi minimalisht 1-0 në shtëpi.

Mirëpo, Drita ka fituar në fund të vitit të kaluar me rezultat 2-1, derisa fitore ka shënuar (1-0) edhe në shkurt të këtij viti.

Bazuar në këto rezultate, dueli i katërt do të jetë edhe më interesant, duke marrë parasysh se Ballkani mund të largohet në renditje tabelare, ndërsa gjilanasit shpresojnë që të marrin kreun dhe të ketë garë të ngushtë për titull.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Kuc, Armend Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili, Trashi, Korenica, Hamidi, Gripshi, Kryeziu.

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Mesa, Bejtullai, Astrit Thaqi, Dabiqaj, Baftiu, Ajzeraj, Prapashtica, Ovouka, Blerim Krasniqi.