Feronikeli ’74 dhe Ballkani duan vetëm tre pikët, formacionet zyrtare

13.04.2024

Feronikeli ’74 dhe Ballkani përballen në kuadër të xhiros së 29-të në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Feronikeli ’74 dhe Ballkani duan vetëm tre pikët, formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat që kanë objektiva krejtësisht të kundërta, por që pikët janë shumë të nevojshme si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër.

Vendasit janë duke luftuar për t’i ikur pozitës së barazhit dhe kërkojnë me çdo kusht fitoren në këtë sfidë, pasi çdo gabim mund t’i kushtojë.

Por vetëm për tre pikët futet në ndeshje edhe Ballkani, pasi në të kundërtën rrezikon ta humbasin pozitën e parë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli ’74: Bujupi, Musa, Morina, Bruqi, MBallow, Shabani, Avdyli, Hajdari, Rrahmani, Cervadiku, razak.

Ballkani: Kolçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Ismajlgeci, Kuc, Emerllahu, Korenica, Hamidi, Gripshi, Kryeziu.