Ballkani dhe Llapi barazojnë, Malisheva mposht Lirinë

16.03.2024

Ballkani dhe Llapi janë pajtuar me barazim në Javën e 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani dhe Llapi barazojnë, Malisheva mposht Lirinë Foto: Ilustrim

Ndërsa Malisheva ka triumfuar nga Liria e Prizrenit. |

Në Suharekë ndeshja mes dy skuadrave që gjenden në pjesën e sipërme të tabelës ka përfunduar me rrjeta të paprekura, 0-0.  

Malisheva ka mposhtur Lirinë si mysafir me rezultat 3-0. 

Hazrollaj (13′), Brruti (70′) dhe Xhaka (86), kanë gjetur golat për skuadrën malishevase. 

Tabela vazhdon të kryesohet nga Ballkani, që ka një pikë më shumë se sa Llapi. Në vendin e fundit mbetet Liria.