Apple raporton humbje të rënda

30.10.2021

Apple ditën e sotme postoi rezultatet financiare të tremujorit të tretë të 2021 duke raportuar rekord të reja nga divizioni i shërbimeve dhe kompjuterët Mac. Kompania raportoi 83.4 miliardë dollarë, një rritje me 29% krahasuar me një vit më parë por më pak se pritshmëritë e Wall Street prej 84.85 miliardë dollarë. CEO i kompanisë […]

Apple raporton humbje të rënda Foto: Ilustrim

Apple ditën e sotme postoi rezultatet financiare të tremujorit të tretë të 2021 duke raportuar rekord të reja nga divizioni i shërbimeve dhe kompjuterët Mac.

Kompania raportoi 83.4 miliardë dollarë, një rritje me 29% krahasuar me një vit më parë por më pak se pritshmëritë e Wall Street prej 84.85 miliardë dollarë.

CEO i kompanisë Tim Cook tha se kriza e çipeve ka pasur një impakt të drejtpërdrejtë me humbje të shitjeve prej 6 miliardë dollarë.

Apple parashikon humbje më të larta në tre mujorin e fundit të 2021 ndërsa një muaj më parë lançoi modelet e reja iPhone 13 dhe 13 Pro e së fundi iPad 9, iPad Mini, Apple Watch 7 dhe AirPods 3.

Shitjet e para të iPhone nuk janë reflektuar në raportin e tre mujorit të tretë. Biznesi i iPhone u rrit me 47% krahasuar me vitin e kaluar ndërsa iPad më 21%. /PCWorld Albanian