Presidentja Osmani mirëpret në takim Gjon Muharremajn: Vazhdo të na bësh krenar

26.08.2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në zyrën e saj artistin e njohur, Gjon Muharremaj. Gjon Muharremaj i cili në emrin artistik njihet si Gjon’s Tears, i ka bërë krenar shqiptarët këtë vit pasi që ka arritur të renditet i treti në Eurovision, i cili ka përfaqësuar Zvicrën. Muharremaj e përfaqësoi Zvicrën […]

Presidentja Osmani mirëpret në takim Gjon Muharremajn: Vazhdo të na bësh krenar Foto: Ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në zyrën e saj artistin e njohur, Gjon Muharremaj.

Gjon Muharremaj i cili në emrin artistik njihet si Gjon’s Tears, i ka bërë krenar shqiptarët këtë vit pasi që ka arritur të renditet i treti në Eurovision, i cili ka përfaqësuar Zvicrën.

Muharremaj e përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout I’Univers”.

Artistit me prejardhje nga Suhareka, presidentja Osmani i ka dhuruar mirënjohje dhe se nuk i ka kursyer disa fjalë miradie për të, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Osmani në rrjete social ka shpërndarë fotografi nta takimi, ku në disa rreshta e vlerësoi lart figurën e Gjon Muharremajt si artist.

“Një bisedë frymëzuese me Gjon Muharremin, që tashmë e tërë bota e njeh si Gjon’s Tears – zëri i mrekullueshëm që qëndron pas këngës Tout l’Univers që bëri bujë në edicionin e sivjetëm të Eurosong.

Tek ai pash një pasion, përkushtim, e atdhedashuri të pastër e për t’u admiruar. Jam e sigurt që këto atribute do të të udhëheqin drejt majave të reja. Paç gjithnjë suksese, Gjon. Vazhdo të na bësh krenar”, ka shkruar presidentja Osmani.

Gjoni përndryshe është mirëpritur në takime të tilla edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Suharekës, njëherësh kushëriri i tij, Bali Muharremaj.