WhatsApp bën ndryshim tek storjet

22.06.2024

Përditësimi i ri i WhatsApp do të sjell ndryshime të statusit.

WhatsApp bën ndryshim tek storjet Foto: Ilustrim

Në vend që të renditen në mënyrë kronologjike si më parë, postimet e statusit në WhatsApp duhet të rirenditen në mënyrë që ato të miqve tuaj më të ngushtë të shfaqen gjithmonë në krye.

Kjo do të thotë që në krye do të shfaqen postimet nga njerëzit me të cilët jeni shpesh në kontakt.