Instagram rikthen opsionin e vjetër

Opsioni i renditjes kronologjike i lajmeve si dhe njoftimeve në Instagram, kjo kompani kishte njoftuar për rikthimin e një opsioni të tillë gjatë muajit të kaluar.

08.01.2022 / Teknologji

Instagram rikthen opsionin e vjetër
Foto: SOPA Images via Getty Images

Ndërsa, tashmë disa përdorues kanë filluar ta marrin këtë opsion të renditjen kronologjike të lajmeve si dhe njoftimeve.

Rrjeti social, Instagram veçse ka filluar me shpërndarjen e funksionit të ri për përdoruesit e saj, ku ata mund të zgjedhin se çfarë do t’i shfaqet në “furnizim”.


Po ashtu, bëhet e ditur se përdoruesit e Instagram-it, do të kenë në dispozicion tre opsione, ku do të mund të renditin lajmet, kjo përkatësisht Home, Favorites dhe Following.

Renditja aktuale është opsioni Home, kjo bazuar në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, një opsion i tillë i paracaktuar, tregon postimet që algoritmi mendon se përdoruesit do t’i pëlqejnë.

Ndërkaq, nëse ndalemi tek opsioni Favorites, ky opsion shfaq vetëm postimet e llogarisë të gjurmuara nga përdoruesit, ora të shënuara me një yll.

Opsioni Favorites, ndryshe i lejon përdoruesit që të filtrojnë postimet nga njerëz që nuk janë të rëndësishëm për ta.

Ndërsa, opsioni i fundit, apo renditja pasuese lejon që në mënyrë kronologjike të shfaqen postimet.

Ky opsion pritet të përfshijë vetëm përmbajtjen e ndarë nga llogaria e gjurmuar nga përdoruesit e këtij rrjeti social.

I pari i Instagram-it, Adam Moseri, ka teguar funksionet e reja të klaisifikimit, e që në dispozicion do të jenë gradualisht, dhe se pritet që të gjithë përdoruesit t’i përdorin ato funksione nga mesi i këtij viti.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *