Google Maps tani llogarit edhe tarifat e udhëtimit

15.06.2022

Ndërkaq, së fundmi aplikacioni Google Maps tashmë ka një veçori të re që vlerëson koston e tarifave në një intinerar të caktuar. Ky funksion ka filluar të shfaqet në pajisjet iOS si dhe Android, kurse Google këtë veçori e njoftoi atë në muajin prill. Në “informacionin konfidencial të marrë nga autoritetet lokale” bazohet përllogaritja e […]

Google Maps tani llogarit edhe tarifat e udhëtimit Foto: Ilustrim

Ndërkaq, së fundmi aplikacioni Google Maps tashmë ka një veçori të re që vlerëson koston e tarifave në një intinerar të caktuar.

Ky funksion ka filluar të shfaqet në pajisjet iOS si dhe Android, kurse Google këtë veçori e njoftoi atë në muajin prill.

Në “informacionin konfidencial të marrë nga autoritetet lokale” bazohet përllogaritja e kostos së tarifave, po ashtu përfshin numrin e stacioneve të pagesës si dhe orën e ditës.

Megjithatë, opsioni i shmangies së taksave përgjatë llogaritjes së rrugëve është ende i disponueshëm. Google Maps paralajmëroi më parë për këto tarifa, por se nuk e ka llogaritur shumën e tyre.

Ndryshe, ky funksion i ri i Google Maps është i disponueshëm në 2000 rrugë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Indi, Japoni si dhe Indonezi në aplikacione iOS dhe Android, ndërsa së shpejti do të zgjerohet në më shumë vende të tjera.