Apple zbulon datën e debutimit të iOS 16

08.09.2022

Fillimisht Apple prezantoi iOS 16 në konferencën e zhvilluesve WWDC. Sjell një rimodelim të ekranit të kyçjes, më shumë opsione personalizimi dhe widgets. Në fund të prezantimit të iPhone 14, Apple zbuloi detajet e fundit që mungonin, ato të iOS 16. Tashmë e dimë se Apple do të lançojë iOS 16 më 12 Shtator. Është […]

Apple zbulon datën e debutimit të iOS 16 Foto: Ilustrim

Fillimisht Apple prezantoi iOS 16 në konferencën e zhvilluesve WWDC. Sjell një rimodelim të ekranit të kyçjes, më shumë opsione personalizimi dhe widgets.

Në fund të prezantimit të iPhone 14, Apple zbuloi detajet e fundit që mungonin, ato të iOS 16.

Tashmë e dimë se Apple do të lançojë iOS 16 më 12 Shtator. Është versioni i ri i iOS, falas për tu shkarkuar dhe funksionin vetëm me iPhone 8 ose versionet më të reja të iPhone.

Fillimisht Apple prezantoi iOS 16 në konferencën e zhvilluesve WWDC. Sjell një rimodelim të ekranit të kyçjes, më shumë opsione personalizimi dhe widgets.

Përtej pamjes, ndryshime ka edhe në brendësi. Konkretisht përdoruesit do të mund të editojnë mesazhet e dërguara me iMessage e madje edhe ti tërheqin.

SharePlay funksionon edhe me një bisedë iMessage jo vetëm FaceTime. Shumë aplikacione janë përditësuar si Weather, Reminders dhe Mail.

Një tjetër ndryshim i madh në iOS 16 është mënyra e re e ndarjes së fotove me familjen dhe të afërmit falë Shared Libraries. Përveç librarisë personale, përdoruesit mund të shtojnë foto në një librari të përbashkët ku mund ti shohin edhe anëtarë të tjerë të familjes, transmeton PCWorld Albanian.

Në lidhje me iPadOS 16, kompania ka bërë të ditur se do të shtyhet debutimi. Tipari kryesor i saj është Stage Manager, ose metoda e re e përdorimit të disa aplikacioneve njëherazi që ngjan shumë me eksperiencën në një kompjuter.