Suharekë: Neser zbulohet pllaka përkujtimore e heroit të kombit Ramë Bllaca
Më rastin e 82 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Ramë Bllaca, nën përkujdesjen e Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë, dhe zyrtar tjerë nga komuna e Suharekës do të zbulohet pllaka përkujtimore, në nderim të veprës së tij atdhetare. Tubimi përkujtimor do të mbahët në fshatin Bllacë, komuna e Suharekës, nesër, 27 gusht 2019,…
Më rastin e 82 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Ramë Bllaca, nën përkujdesjen e Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë, dhe zyrtar tjerë nga komuna e Suharekës do të zbulohet pllaka përkujtimore, në nderim të veprës së tij atdhetare.
Tubimi përkujtimor do të mbahët në fshatin Bllacë, komuna e Suharekës, nesër, 27 gusht 2019, në ora 17:00.
Ramë Bllaca është kryefjale e historisë se Bllacës e çdo bllacjani.
Është kryekëngë në këngët që jetojnë. Ai është i derdhur kudo në çdo rrëfim, në çdo bisede. Ai është pasaporta krenare e Bllacës, Suharekës e Kosovës. Ai është ai me të cilin krenohet historia shqiptare, me të cilin krenohet çdo shqiptar i mirë.
Etiketat
E enjtja e fundit e nëntorit shënohet si ‘Dita e Falënderimeve’ – Ja si festohet në Amerikë
Cult 27.11.2025
Magjia e filmit ndez Suharekën – Java e Filmit sjell art, emocion dhe kreativitet për qytetarët
Cult 16.11.2025