Si do të jetë moti në Suharekë të dielën?

08.02.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit. Java e […]

Si do të jetë moti në Suharekë të dielën? Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit. Java e ardhshme do të jetë e ndryshueshme dhe me periudha me reshje”, ka njoftuar IHMK.