Shtyhet gjykimi ndaj drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë dhe inspektorit të ndërtimit

25.11.2021

Kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha konstatoi se në seancën e sotme nuk prezenton përfaqësuesi i palës së dëmtuar “Agro Kosova Holding”, për të cilën gjykata nuk ka prova se është e ftuar në mënyrë të rregullt dhe kërkoi që të jepet emri dhe adresa e përfaqësuesit. Pas kësaj, prokurori Metush Biraj njoftoi gjykatën lidhur […]

Shtyhet gjykimi ndaj drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë dhe inspektorit të ndërtimit Foto: Ilustrim

Kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha konstatoi se në seancën e sotme nuk prezenton përfaqësuesi i palës së dëmtuar “Agro Kosova Holding”, për të cilën gjykata nuk ka prova se është e ftuar në mënyrë të rregullt dhe kërkoi që të jepet emri dhe adresa e përfaqësuesit.

Pas kësaj, prokurori Metush Biraj njoftoi gjykatën lidhur me adresën e të njëjtit dhe tha se ai është H.T nga fshati Gelancë e Suharekës.

Pasi që nuk ishin plotësuar kushte ligjore për mbajtjen e kësaj seance, e njëjta u shty dhe u caktua më 7 dhe 8 shkurt 2022.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 19 prill 2021, e akuzuara J.Rr-L ngarkohet me një vepër penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i akuzuar H.M, ngarkohet me dy vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton “BetimipërDrejtësi”.

Në aktakuzë thuhet se akuzuara J.Rr-L., duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e pastaj nuk e përmbush detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se në vend të inspektorit të ndërtimtarisë ne cilësinë e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës se Suharekës, nxjerr konkluzion 09 Nr . 109 , të datës 26 maj 2020, e pastaj më 29 maj 2020 në vendngjarje ne parcelat kadastrale nr.2667-0 dhe 2685-0 , pronë e të dëmtuarës ” AgroKosova – Holding ” , në rrugën “Ukë Bytyqi” në lagjen Shirokë të Suharekës, udhëheq me procedurën dhe në kundërshtim me frymën e konkluzionit, nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të ndërtuar pa leje, të investitorit B.G dhe kësisoj i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat e të dëmtuarës.

Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 e lidhur me paragrafin 3 pika 3.6 të KPRK.

Ndërsa, i pandehuri H.M po akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër,

Sipas aktakuzës, pas datës 29 maj 2020, si inspektor i ndërtimtarisë në Drejtorinë e Inspekcionit të komunës se Suharekës, nuk ndërmerr masa ligjore për pengimin e rindërtimit pa leje të objektit afarist, i ndërtuar nga investitori B.G në parcelat kadastrale 2667-0 dhe 2685-0, pronë e të dëmtuarës “Agrokosova – Holding” në rrugën “Ukë Bytyqi”, në lagjen Shirokë të Suharekës, duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen me vonesë të një urdhër ekzekutimi të lëshuar nga Drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit 09 Nr.2076 , më 30 nëntor 2020, pasi ka përfunduar ndërtimi dhe me këtë të dëmtuarës i është shkaktuar dëm material ose shkelur të drejtat e saj.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari H.M si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që nuk vepron sipas urdhrit të aktvendimit të lëshuar vete më 20 gusht 2020, që në afatin e lejuar prej 15 ditëve të pajiset me leje ndërtimi.

Në aktakuzë thuhet se gjatë këtij afati njëherit t’a mbikëqyrë dhe pengojë investitorin Xh.R, pronar i objektit afarist “Viva Fresh” në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, që të vazhdojë me ndërtim, por përveç që nuk e bën këtë, po ashtu del me vonesë në vend të ngjarjes më 28 shtator 2020, ku në procesverbalin e hartuar të datës 28 shtator 2020, pasi urdhëron ndërprerjen e punimeve në vend që të ndërmerr masa që investitorit t’i lejojë afat për trenim vullnetar e pastaj eventualisht për rrënim të detyrueshëm, përsëri i jep afat shtesë por tani më të gjatë prej 30 ditëve që të pajiset me leje ndërtimi, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm material komunës së Suharekës.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK. /BetimipërDrejtësi