Moti sot në Suharekë

Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë kohë e butë. Edhe pse në stinën e dimrit, të reshurat kanë munguar, ndërsa përveç disa ditëve moti ka qenë me diell.

Sipas PW, edhe ditëve në vijim ky mot i njëjtë do të vazhdojë të mbretërojë në vendin tonë.

Ky është parashikimi për ditën e martë.

Një sistem frontal nga Europa qëndrore pritet të kalojë mbi rajonin tonë, ku gjatë ditës së nesërme kryesisht pasdite dhe në mbrëmje sjellë mundësi për reshje lokale shiu, e më vonë në vise kodrinoro malore edhe borë.

Ditën e martë mbetet mot i butë me temperaturat mbi vlera mesatare, e ditën e mërkurë pritet një rënie e lehtë e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të shënojnë përmirësim dhe do të luhaten përreth vlerave të mira dhe mesatare. Ditën e mërkurë kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

11.02.2020 – Mot i butë dhe me erë. Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore gjatë mbrëmjes reshje bor. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 8-17m/s, e në mbrëmje nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 3.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.