Kundërkandidatët nuk e uruan Bali Muharremajn

18.10.2021

Për dallim nga Muharremaj i cili në procese të ndryshme zgjedhore ka uruar fituesin, madje edhe në transmetime direkte në televizione, deri më tani asnjëri nga kundërkandidatët nuk e ka uruar Muharremajn për fitoren e tij. Sipas numërimit të gjitha votimeve Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të […]

Kundërkandidatët nuk e uruan Bali Muharremajn Foto: Herolind Bytyçi | HALLKA

Për dallim nga Muharremaj i cili në procese të ndryshme zgjedhore ka uruar fituesin, madje edhe në transmetime direkte në televizione, deri më tani asnjëri nga kundërkandidatët nuk e ka uruar Muharremajn për fitoren e tij.

Sipas numërimit të gjitha votimeve Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.

Menjëherë pas shpalljes së këtyre rezultateve, Muharremaj sot në mëngjes ka dalur në punë, pra në zyrën e tij në Komunën e Suharekës, ku do të vazhdojë mandantin qeverisës edhe për 4 vite.