Regjistrohen edhe 5 viktima nga COVID-19, një në Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 5 viktima nga COVID-19.

IKSHPK-ja njofton se në Komunën e Suharekës betejën me COVID-19 e ka humbur një person i moshës 58 vjeç, transmeton SuharekaOnline.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)” thuhet në njoftim.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 773 viktima nga Korona virus.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.