Zyrtare, Wijnaldum transferohet te Paris Saint-Germain
Klubi futbollistik francez, Paris Saint-Germain ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me mesfushorin holandez, Georginio Wijnaldum. Gini Wijnaldum vjen nga Liverpooli si lojtar i lirë. Wijnaldum ka mbetur pa kontratë te Liverpooli dhe nuk ka arritur marrëveshje rinovimi me drejtuesit e Reds, duke bërë shumë klube të interesohen për të. Wijnaldum do t’i bashkohet […]
Klubi futbollistik francez, Paris Saint-Germain ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me mesfushorin holandez, Georginio Wijnaldum.
Gini Wijnaldum vjen nga Liverpooli si lojtar i lirë.
Wijnaldum ka mbetur pa kontratë te Liverpooli dhe nuk ka arritur marrëveshje rinovimi me drejtuesit e Reds, duke bërë shumë klube të interesohen për të.
Wijnaldum do t’i bashkohet PSG-së falas, sapo t’i mbarojë marrëveshja me Liverpoolin në fund të këtij muaji.
Klubi francez arriti ta mposhtë klubin katalunas, Barcelonën sa i përket garës për holandezin.
Tashmë, PSG me anë të faqeve zyrtare ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe ka konfirmuar holandezin si lojtarin e tyre më të ri.
Në Paris, Wijnaldum do të paguhet rreth 10 milionë euro në vit.
✍️🆕 #WelcomeGini@GWijnaldum
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) June 10, 2021
🔴🔵 #WeAreParispic.twitter.com/qHd7Se42cV