Zyrtare: Sergio Ramos transferohet tek PSG

08.07.2021

Pas shumë vitesh karrierë tek Real Madrid, Sergio Ramos ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në një klub tjetër. Tashmë edhe zyrtare Sergio Ramos është transferuar te Paris Saint-Germain. Mbrojtësi spanjoll është transferuar te PSG-ja, në një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta mbajë atë në Paris deri në vitin 2023. Një gjë të tillë […]

Pas shumë vitesh karrierë tek Real Madrid, Sergio Ramos ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në një klub tjetër.

Tashmë edhe zyrtare Sergio Ramos është transferuar te Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi spanjoll është transferuar te PSG-ja, në një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta mbajë atë në Paris deri në vitin 2023.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi futbollistik nga Franca, Paris Saint-Germain.

Ramos iu bashkua gjigantit parisien si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i kishte mbaruar më 1 korrik.