UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

16.06.2024

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen ndaj Italisë, të shtunën mbrëma.

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë Foto: Ilustrim

Procedura është hapur për hyrjen e një tifozi në fushë dhe hedhje të objekteve gjatë ndeshjes ku Shqipëria humbi 2-1 nga Italia.

UEFA ka njoftuar se ndaj FSHF-së është iniciuar procedurë edhe për fishekzjarrët që ndezën tifozët e Shqipërisë si dhe për “shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.

UEFA nuk ka dhënë më shumë detaje se për cilin mesazh bëhet fjalë dhe me rastin do të merret Komisioni Disiplinor i UEFA-s, që do të marr vendimin.

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen ndaj Italisë, duke dominuar në tribuna