Zyrtare, Mirlind Daku ftohet nga Challandes për dy ndeshjet miqësore

28.05.2021

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor. Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane. Të rikujtojmë se Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më […]

Zyrtare, Mirlind Daku ftohet nga Challandes për dy ndeshjet miqësore Foto: Ilustrim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane.

Të rikujtojmë se Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.

Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Për ndeshjet miqësore të qershorit është ftuar edhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku.

Sulmuesi Daku është ftuar nga trajneri Challandes falë mungesës së dy lojtarëve në listën e publikuar më 25 maj, të Ibrahim Dresevic si dhe portierit Arijanet Muric.

Në vend të portierit Muric, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës e ka ftuar portierin që luan në Ukrainë, Betim Halimi.