Zyrtare, Milot Rashica transferohet në Premierligë

22.06.2021

Skuadra e njohur angleze, Norwich City, ka firmosur me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.  Lojtari kosovar, në moshën 24-vjeçare, i bashkohet për një tarifë të pazbuluar dhe ka firmosur marrëveshje katërvjeçare. Norwich City ka konfirmuar se ka transferuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës nga Werder Bremen. Rashica arritur pas tre sezonesh e gjysmë […]

Zyrtare, Milot Rashica transferohet në Premierligë Foto: Milot Rashica - Werder Bremen

Skuadra e njohur angleze, Norwich City, ka firmosur me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën. 

Lojtari kosovar, në moshën 24-vjeçare, i bashkohet për një tarifë të pazbuluar dhe ka firmosur marrëveshje katërvjeçare.

Norwich City ka konfirmuar se ka transferuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës nga Werder Bremen.

Rashica arritur pas tre sezonesh e gjysmë duke luajtur në kampionatin kryesor të futbollit gjerman me Werder Bremenin.

Gjatë kohës së tij me Bremenin shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat”, shkruan mes të tjera Norwich.