[Zyrtare] Ilir Latifi rikthehet, mësohet data e meçit dhe kundërshtari

20.04.2021

Pas më shumë se një viti pa duele, luftëtari kosovar i UFC-së, Ilir Latifi më në fund do të rikthehet. Ishte vet Latifi, ai që ka zyrtarizuar meçin dhe kundërshtarin e ardhshëm. Sipas një njoftimi në Facebook, luftëtari kosovar i UFC-së do të luftoj më 5 qershor të këtij viti, kundër 29-vjeçarit, Tanner Boser. Kundërshtari […]

[Zyrtare] Ilir Latifi rikthehet, mësohet data e meçit dhe kundërshtari Foto: Ilustrim

Pas më shumë se një viti pa duele, luftëtari kosovar i UFC-së, Ilir Latifi më në fund do të rikthehet.

Ishte vet Latifi, ai që ka zyrtarizuar meçin dhe kundërshtarin e ardhshëm.

Sipas një njoftimi në Facebook, luftëtari kosovar i UFC-së do të luftoj më 5 qershor të këtij viti, kundër 29-vjeçarit, Tanner Boser.

Kundërshtari i Latifit, Boset gjithsej ka 27 luftëra, ku prej tyre 19 fitore dhe 7 humbje.

Ndërsa luftëtari kosovar në tri meçet e fundit ka pësuar humbje.

Më 2018 është mposhtur nga Anderson, më 2019 nga Oezdemir dhe më 2020 nga Lewis.