Zyrtare, Golden Eagle Ylli zgjat kontratën me trajnerin Beciragic

02.06.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/2021 në Superligën e Kosovës në basketboll. Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golen Eagle Ylli është shpallur kampion i Superligës në këtë sezonë, duke e mposhtur në finale KB Pejën. Po ashtu KB Golden Eagle Ylli kampion është shpallur edhe në Ligën Unike që zhvillohet mes dy shteteve Kosovë dhe Shqipëri. Në këtë […]

Zyrtare, Golden Eagle Ylli zgjat kontratën me trajnerin Beciragic Foto: Ilustrim

Ka përfunduar sezoni 2020/2021 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golen Eagle Ylli është shpallur kampion i Superligës në këtë sezonë, duke e mposhtur në finale KB Pejën.

Po ashtu KB Golden Eagle Ylli kampion është shpallur edhe në Ligën Unike që zhvillohet mes dy shteteve Kosovë dhe Shqipëri.

Në këtë titull të Golden Eagle Yllit të Superligës së Kosovës si dhe Ligës Unike përveç që kanë luajtur rol të madh lojtarët, rol të rëndësishëm ka pasur edhe trajneri i klubit, në këtë rast Adis Beciragic.

Përmes një njoftimi KB Ylli ka bërë të ditur se trajneri, Adis Beciragic edhe për dy sezone do të jetë pjesë e klubit suharekas.

“Pas triumfit historik në Ligen Unike dhe Superligen e Basketbollit klubi ka vendosur që timonin e drejtimit për dy vitet e ardhshme t’ja besoj Adis Berciaragic”, thuhet në njoftimin e klubit.