Zyrtare, Golden Eagle Ylli përforcohet edhe me një basketbollist

05.10.2021

Ndonëse gjendemi në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës, Golden Eagle Ylli ka vazhduar me përforcim të klubit me lojtarë të rinj. Golden Eagle përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin, Cameron Williams. “Cameron Williams lojtari më i ri i Golden Eagle Ylli”, ka shkruar klubi […]

Zyrtare, Golden Eagle Ylli përforcohet edhe me një basketbollist Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Ndonëse gjendemi në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës, Golden Eagle Ylli ka vazhduar me përforcim të klubit me lojtarë të rinj.

Golden Eagle përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin, Cameron Williams.

“Cameron Williams lojtari më i ri i Golden Eagle Ylli”, ka shkruar klubi suharekas në “Facebook”.

Kujtojmë se Golden Eagle Ylli për sezonin 2020/21 është shpallur kampion i Superligës së Kosovës si dhe kampion i Ligës Unike.