[ZYRTARE] Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me trajnerin Adis Beciragic

[ZYRTARE] Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me trajnerin Adis Beciragic

Gjatë ditës së djeshme, klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli kishte njoftuar se trajneri Fatih Gezer kishte dhënë dorëheqje për arsye familjare.

Ndërsa sot përmes një njoftimi KB Ylli ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin Adis Beciragic.

Sipas këtij njoftimi thuhet se trajneri Beciragic do të qëndrojë deri në përfundim të këtij sezoni.

RAPORTO