Zyrtare: Beciragic, Zeqiri e Elshani – vazhdojnë me kampionin Golden Eagle Ylli

28.06.2022

Para disa momentesh, klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka bërë edhe zyrtarizimin për treshen e timonierëve të klubit, Beciragic mori drejtimin edhe të reprezantacionit të Bonje e Hercegovinës, por ai është konfirmuar se do të vazhdojë edhe me klubin suharekas. Golden Eagle Ylli trofetë e fituara deri tani, i ka fituar nën drejtim […]

Zyrtare: Beciragic, Zeqiri e Elshani – vazhdojnë me kampionin Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Para disa momentesh, klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka bërë edhe zyrtarizimin për treshen e timonierëve të klubit, Beciragic mori drejtimin edhe të reprezantacionit të Bonje e Hercegovinës, por ai është konfirmuar se do të vazhdojë edhe me klubin suharekas.

Golden Eagle Ylli trofetë e fituara deri tani, i ka fituar nën drejtim të trajnerit boshnjak, Becigaric, ku edhe në njoftim klubi e ka quajtur atë “El Profesor”.

Klubi suharekas në dy vitet e fundit pati një suksese të jashtëzakonshme, ku arriti që të fitojë dy herë titullin e kampionit të Kosovë, po ashtu ka fituar edhe edicionin e parë të Ligës Unike si dhe Superkupën.

Postimet e bëra para pak minutash në faqen zyrtare të Yllit, ka lënë të nënkuptohet se ky klub do të jetë pjesë e Ligës Unike edhe këtë edicion 2022/23, kjo pasi që ka vënë edhe llogon e Ligës Unike, FBK-së si dhe asaj të Basketball Champions League, e që në këtë të fundit do të marrë pjesë për herë të parë.