Zidane i përgjigjet presidentit të UEFA-s: Kemi të drejtë dhe do të luajmë në Champions

23.04.2021

Superliga Evropiane është bërë temë serioze në botën e futbollit. Edhe pse klubet që kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane tashmë janë tërhequr nga një nismë e tillë, por si duket pasojat do të jenë të pashamangshme për ato klube. Në këtë ligë e cila tashmë është suspenduar, pritej që president të jetë Florentino Perez. […]

Zidane i përgjigjet presidentit të UEFA-s: Kemi të drejtë dhe do të luajmë në Champions Foto: Ilustrim

Superliga Evropiane është bërë temë serioze në botën e futbollit.

Edhe pse klubet që kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane tashmë janë tërhequr nga një nismë e tillë, por si duket pasojat do të jenë të pashamangshme për ato klube.

Në këtë ligë e cila tashmë është suspenduar, pritej që president të jetë Florentino Perez.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se po shqyrtohet mundësia që Real Madridi të përjashtohet nga Liga e Kampionëve. Kjo vjen për shkak të Perezit dhe krijimit të Superligës Evropiane e cila ishte mbështetur më së shumti nga ky klub.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigja e trajnerit të klubit spanjoll, Zinedine Zidane duke thënë se përjashtimi i Realit nga Champions League është absurde.

Pasi që sipas tij Real Madridi ka të drejtën e gjithë botës që të luajë në Champions.

“Përjashtimi nga Champion? Është absurde. Kemi të drejtë të luajmë dhe do të luajmë”.