Zidane e do Pogban në Real Madrid

11.10.2019

Trajneri Zinedine Zidane e pëlqen shumë mesfushorin francez, të cilin e do në Madrid për sezonin e ardhshëm Real Madridi duket se është afër ta transferojë Christian Eriksenin në afatin kalimtar të janarit. Mirëpo, mesfushori danez nuk është zgjedhja ideale për trajnerin Zinedine Zidane. Në fakt, objektivi kryesor i trajnerit të “Los Blancos” është Paul […]

Zidane e do Pogban në Real Madrid Foto: Ilustrim

Trajneri Zinedine Zidane e pëlqen shumë mesfushorin francez, të cilin e do në Madrid për sezonin e ardhshëm

Real Madridi duket se është afër ta transferojë Christian Eriksenin në afatin kalimtar të janarit.

Mirëpo, mesfushori danez nuk është zgjedhja ideale për trajnerin Zinedine Zidane.

Në fakt, objektivi kryesor i trajnerit të “Los Blancos” është Paul Pogba, raporton GazetaExpress.

ESPN raporton se trajneri francez e do bashkëkombësin e tij në “Santiago Bernabeu” dhe beson se përfaqësuesi francez është i gatshëm të transferohet në kryeqytetin spanjoll.

Pogba ishte bërë objektiv i Realit edhe në afatin kalimtar të verës, por në fund nuk pati diçka konkrete.