Xherdan Shaqiri refuzon ofertën e Hertha Berlinit

26.01.2021

Xherdan Shaqiri ka refuzuar t’i bashkohet Hertha Berliniti gjatë këtij afati kalimtar. 29-vjeçari raportohet se dëshiron të qëndrojë te Liverpooli të paktën deri në fund të këtij edicioni. Futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 11 ndeshje për Liverpoolin. Ai ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me […]

Xherdan Shaqiri refuzon ofertën e Hertha Berlinit Foto: BIRMINGHAM, ENGLAND - JANUARY 08: Xherdan Shaqiri of Liverpool during the FA Cup Third Round match between Aston Villa and Liverpool at Villa Park on January 8, 2021 in Birmingham, England. (Photo by James Williamson - AMA/Getty Images)

Xherdan Shaqiri ka refuzuar t’i bashkohet Hertha Berliniti gjatë këtij afati kalimtar. 29-vjeçari raportohet se dëshiron të qëndrojë te Liverpooli të paktën deri në fund të këtij edicioni.

Futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 11 ndeshje për Liverpoolin.

Ai ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime. Më herët Shaqiri karrierë ka bërë në Gjermani te Bayern Muencheni, skuadër me të cilën fitoi edhe Ligën e Kampionëve.

Ka luajtur edhe për Stoke Cityn, Interin dhe Baselin, ndërsa me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.