Werder Bremen për Rashicën: ‘Raketa’ po rikthehet

Werder Bremen ka paralajmëruar se Milot Rashica po rikthehet.

Ylli kosovar i klubit gjerman po mungon prej fillimit të muajit dhjetor 2020, shkaku i lëndimit.

“‘Raketa’ rrugës drejt shërimit”, ka shkruar Bremen në rrjetet sociale, raporton Olle.

Rashica pritet të mbetet në Werder deri verës, përkundër paralajmërimeve për transferim tek Bayer Leverkusen. 

RAPORTO